Marshimi drejt Zionit- Prezantimi i Dhjates te Vjeter shkurtimisht

Video

 

April 6, 2015

Më shumë se 4000 vjet përpara, Zoti iu shfaq Abrahamit në Mesopotami e i tha: “Largohuni nga vendi juaj, nga të afërmit tuaj dhe nga shtëpia e babait tuaj, dhe shkoni në vendin që do t’ju tregoj. E unë prej jush do të krijoj një komb të madh”. Abrahami ju bind Zotit dhe shkoi në vendin e premtuar, në Kanaan, ku jetoi me të birin Isakun dhe me nipin Jakobin, që më vonë u quajt “Izrael”.

Izraeli dhe 12 bijtë e tij zbritën në Egjipt, për shkak të skamjes, në vendin e quajtur Kanaan, dhe atje ata u shumuan e u bënë një komb i madh. Egjiptianët u ndjenë të kërcënuar nga fuqia e popullit të Izraelit që jetonte ndërmjet tyre, kështu ata i skllavëruan duke i detyruar të jetojnë në hidhërim dhe robëri. Pas 430 vjetësh në Egjipt, ata u larguan nga Egjipti dhe shpëtuan nga robëria të udhëhequr prej Moisiut, pastaj kapërcyen Detin e Kuq dhe shkuan në Arabi, ku ata morën Ligjin e Zotit në Malin Sinai.

Brezit të Izraelitëve, që u larguan nga Egjipti me Moisiun, nuk iu lejua të hynin në tokën e premtuar, për shkak të mosbesimit të tyre te Zoti. Ata u detyruan të endeshin nëpër shkretëtirë për 40 vjet, derisa u rrit një brez i ri që besonte te Zoti dhe hyri në tokën e premtuar me Jozueun.

Për rreth 400 vjet, 12 fiset e Izraelit u udhëhoqën nga gjykatësit, sipas ligjit të Moisiut. Kur ata dëshiruan të kishin një mbret, si të gjithë kombet e tjera, Zoti caktoi Saulin si Mbretin e tyre, i cili mbretëroi për 40 vjet, i ndjekur nga Mbreti David, që mbretëroi për 40 vjet, dhe djali i Davidit, Solomoni, që mbretëroi për 40 vjet. Gjatë mbretërimit të Solomonit mbretëria e Izraelit ishte shumë e fuqishme dhe u ndërtua tempulli i parë, por kur Solomoni u plak, dhe zemra e tij u largua prej Perëndisë, Zoti i tha atij se 10 prej fiseve nuk do të udhëhiqeshin prej djalit të tij.

Pas vdekjes së Solomonit, mbretëria e Izraelit u nda dhe 10 fiset në veri u udhëhoqën nga një sërë mbretërish të këqij, të cilët nuk ishin pasardhës të Davidit dhe Solomonit. Mbretëria e veriut mbajti emrin Izrael dhe së fundi pati si kryeqytet Samaria. Mbretëria e jugut, më e vogël u bë e njohur si Judea, ajo pati si kryeqytet Jerusalemin dhe u udhëhoq nga pasardhësit e Davidit. Nga Libri i Mbretërve 2, Kap. 16, njerëzit e Mbretërisë së veriut u quajtën “Judej”, sipas emrit të mbretërisë Judah, sot ata quhen Hebrenj.

Për shkak të veprave mizore të Mbretërisë së veriut të Izraelit, ajo u pushtua dhe u robërua nga Asirianët. Izraelitët që mbetën u bashkuan dhe bashkëjetuan me paganët që erdhën dhe pushtuan territoret. Këta njerëz do të njihen si Samaritanët, dhe 10 fiset e Izraelit të veriut nuk do të bëhen më kurrë një komb përsëri.

Mbretëria e jugut e Judejve me kalimin e kohës do të robërohej në Babiloni si ndëshkim, sepse u shërbente zotave të tjerë, dhe tempulli u shkatërrua, por pas 70 vjetësh Judejtë u kthyen në tokat e tyre në Judah, rindërtuan tempullin në Jerusalem dhe vazhduan të udhëhiqen nga disa mbretër, pasardhës të Davidit.

Në kohën e Krishtit, kombi i Judas, filloi të njihej si Judea dhe ishte nën sundimin Romak. Jezu Krishti dhe dishepujt e tij predikuan Ungjillin në të gjithë Judean, në kërkim të deleve të humbura të shtëpisë së Izraelit. Pas 3 vjetësh e gjysmë predikimi, Judejtë nuk e pranuan Jezusin si Mesinë e tyre dhe e bindën guvernatorin Romak që ta kryqëzonte. Pas 3 ditësh, ai pasi kishte vdekur u ringjall dhe iu shfaq gjallë e shëndosh dishepujve të tij para se të ngrihej në qiell në krahun e djathtë tek Ati në Qiell.

Pak përpara se Jezusi të kryqëzohej, ai profetizoi që, si ndëshkim për mos pranimin e Tij, Jerusalemi do të digjej, dhe tempulli do të shkatërrohej, e Judejtë do të shpërndaheshin nëpër botë. Kjo profeci u përmbush në vitin 70 të erës sonë, kur Perandori i ardhshëm romak Tito pushtoi Jerusalemin. Për 1800 vjet Judejtë mbetën të shpërndarë në të gjitha vendet e botës.

Por në vitin 1948 e pamundura ndodhi, u themelua Shteti i Izraelit dhe Judejtë u rikthyen në tokën e premtuar. Shumë të Krishterë deklaruan se kjo ishte një mrekulli dhe bekimi i Zotit, por, a ishte kjo gjë vërtet një bekim i Perëndisë, apo ishin forcat e errësirës që po punonin??? Ky film e ka përgjigjen.

 

 

 

mouseover